Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, edhe një herë ka bërë thirrje tek qytetarët që të mos i përgjigjen Fondit të Sigurisë, që ajo e quajti “Fond Plaçkitës” në formën se si është aktualisht.
Musliu tha se nuk është kundër Fondit të Sigurisë në parim, por është kundër Fondit të Sigurisë ashtu siç është krijuar.
“Dua të shfrytëzojë rastin që fuqishëm në këtë vend të them që asnjëherë s’kam qenë kundër Fondit. Kam qenë kundër mënyrës se si u bë ky Fond. Edhe sot publikisht bëj thirrje që të mos i përgjigjeni këtij Fondi Plaçkitës siç është ky aktual”, tha Musliu.
Tutje, Musliu tha se Fondi duhet të jetë projekt i përhershëm dhe i mbështetur në ligj.
“Fondi duhet të krijohet si projekt i përhershëm, i mbështetur në ligj. Kështu do të bëhej një fond i qëndrueshëm dhe do të kishte adresë llogaridhëniejeje”, tha Musliu./Gazeta Enigma/