Blero e Afrona i japin fund martesës?

Blero e Afrona i japin fund martesës?

Blero dhe Afrona i japin fund martesës, ky është lajmi që po qarkullon së fundmi dhe shkas për këtë u bënë rrjetet sociale.

Kanë qenë fansat e dyshes ata që fillimisht ngritën pikëpyetje se pse çifti nuk poston prej kohësh asgjë së bashku, ndërsa së fundmi u vu re se edhe fotot e kaluara nuk ekzistojnë më në profilet e tyre në Instagram.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë krizë mes tyre pasi ata vazhdojnë të ndjekin akoma njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Sa i përket lajmeve ata nuk kanë reaguar akoma.

Kujtojmë që Blero dhe Afrona janë martuar në vitin 2019 në një ceremoni me familjarë dhe miq të ngushtë.

Kjo është martesa e dytë për Bleron, pasi më përpara këngëtari ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën kanë edhe një vajzë me emrin Tara.

Related Articles