Ia keqpëdorën 20 mijë euro nga llogaria bankare, gruaja nga Prishtina e raporton Policinë

Ia keqpëdorën 20 mijë euro nga llogaria bankare, gruaja nga Prishtina e raporton Policinë

Një grua nga Prishtina ka raportuar se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur rreth 20 mijë euro.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, duke theksuar se personi në fjalë kishte kryer blerje online.

Ndryshe, rasti është duke u hetuar.

Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur rreth 20.000 euro duke kryer blerje online. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.

Related Articles