Ditën e sotme u raportua se në Psikiatri, disa familjarë kanë tentuar të fusin substanca narkotike, raporton GazetaEnigma.
Lajmin për GazetaEnigma, e bëri të ditur zëdhënësi në Shërbimin korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
Gashi përmes njoftimit shpalosi detaje rreth ngjarjes së sotme në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës- IPFK .
Substanca u gjet nga oficerët korrektues gjatë kontrollimit të rrobave të cilat i kishin sjellur familjarët, ku substanca narktotike ishte vendosur brenda rrobave për t’u futur në IPFK.
“Sot rreth orës 09:40 në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës- IPFK, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës. Gjatë kontrollimit të rrobave të sjella nga familjarët, oficerët korrektues kanë zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda rrobave është tentuar të futet substancë e dyshuar narkotike në IPFK”, tha Gashi.
Ai shtoi se oficerët korrektues kanë njoftuar policinë për familjarët e dyshuar për këtë vepër.
“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike, ndërsa për familjarët e dyshuar, sipas procedurës për rastin është njoftuar policia. Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë mbetet i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda IPFK-së, institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit”, përfundoi ai.
/ GazetaEnigma