Ministria e Punëve të Jashtme tha se në Këshillin Evropian u diskutua për anëtarësimin e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme tha se në Këshillin Evropian u diskutua për anëtarësimin e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme, të Kosovës, ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku ka bërë të dtur se  Këshilli i Evropës ka nisur diskutimin për aplikimin e shtetit kosovar që të bëhet anëtar i këtij institucioni, shkruan GazetaEnigma.

MPJD në një komunikatë tha se Kosova ka qenë çështje e diskutimit e Ministrave të Komitetit sot në Torino të Italisë.

“Këshilli i Europës fillon diskutimin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në takimin vjetor të Komitetit të Ministrave në Torino/Itali. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e dhënë nga anëtarët e KE-së”, ka shkruar MPJ në një komunikatë për media.

Gërvalla tha se deklaratat që u bënë sot në takimin mes ministrave, kanë treguar mbështetje për këtë qëllim të Kosovës.

“Kosova do të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme gjatë javëve dhe muajve në vazhdim që të plotësojë qëllimet e qytetarëve të saj që shteti të pranohet nga Këshilli i Evropës si pjesëtar i plotë i kësaj familje evropiane”, u shpreh Gërvalla. / GazetaEnigma.

Related Articles