Moti nga dita e diel dhe të hënën po pritet të ketë reshje me bubullima, që ditën e hënën mund të jenë më të shtrira në vend, e gjithashtu temperatura pësojnë rënie të lehtë.
Sipas Prishtina Weather, nga dita e martë do të jetë moti relativisht më stabil por edhe më të nxehtë dhe kryesisht me diell.
Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, derisa indeksi i rrezeve UV ditën e shtunë do të jetë më i lartë, ndaj edhe preferohet që orëve të mesditës të mos qëndrojmë gjatë në rreze të diellit.
21.05 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.
22.05 – Vranësira e intervale me diell. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e pasdite përreth viseve malore reshje lokale shiu me bubullima.
23.05 – Vranësira e intervale me diell. Vende-vende priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
24.05 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
25.05 – Më nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet nga 30C të shtunën, zbresin në 25C ditën e hënë, e deri në mërkurën shënojnë rritje deri në 31C e 32C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s, e nga dita e hënë nga perëndimi e jugperëndimi.
Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies përreth vlerave normale.