Stoltenberg: Bisedimet mes Finlandës e Suedisë me Erdoganin duhet të vijojnë

Stoltenberg: Bisedimet mes Finlandës e Suedisë me Erdoganin duhet të vijojnë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, së fundmi ka folur rreth raporteve mes Turqisë dhe dy shteteve të cilat po synojnë anëtarësimin në NATO, Finlandës dhe Suedisë.

Stoltenberg tha se ka folur me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për rëndësinë e dyerve të hapura të NATO-s pas ofertave të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.se ka folur me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për rëndësinë e dyerve të hapura të NATO-s pas ofertave të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Media e huaja raportojnë se presidenti i Turqisë i është përgjigjur se Ankaraja nuk do t’i shihte pozitivisht kërkesat e Suedisë dhe Finlandës, nëse nuk tregojnë qartë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe çështje të tjera, përcjellë GazetaEnigma.

Stoltenberg shkroi në një postim në Twitter: “Ne pajtohemi që shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve duhet të merren parasysh dhe bisedimet duhet të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje”.

Related Articles