Për nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në burgun e Dubravës, do të bëhen homazhe, raporton GazetaEnigma.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi, ku hyrja në burgun e Dubravës do të fillojë nga ora 11:30
Njoftimi:
“Njoftojmë të gjithë ish të burgosurit, familjarët e të vrarëve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës si dhe të gjithë të interesuarit se me datën 22.05.2022 (e diel), duke filluar nga ora 12:00, do të bëhen homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës, e cila ka ndodhur 23 vjet më parë, (19-24 maj 1999).Hyrja në hapësirën e burgut të Dubravës do të fillojë nga ora 11:30.Mirëpresim mediet që ta pëcjellin këtë ngjarje”. / GazetaEnigma