Një nxënës i klasës së gjashtë ka ndërruar jetë në Vushtrri, lajmin e ka konfirmuar shkolla “Liria”, në Strofc të Vushtrrisë, shkruan GazetaEnigma.
“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta një engjëll i shkollës sonë. F. M. ishte nxënës i klasës VI. Ai ishte një nxënës i mirë, i hareshëm dhe përplot jetë. Ngushëllime familjes, farefisit, nxënësve dhe mësimdhënësve për këtë ndarje të dhimbshme e të papritur! U prehsh në paqe, i dashur F.”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Lidhje me këtë rast policia dhe mediat e Kosovës, kanë bërë të ditur se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Ata kanë thënë se ekipet mjekoligjore dhe njësitet policore kanë dalë në vendngjarje.Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. / GazetaEnigma