Pas vizitës në SHBA, Kurti udhëton drejt Zvicrës

Pas vizitës në SHBA, Kurti udhëton drejt Zvicrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos/Klosters.

Siç njofton zyra e kryeministrit Kurti, aty do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryeministri Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën tonë, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Kurti ka qëndruar për më shumë se dy javë në vizitë në SHBA.

Related Articles