Ukrainasit vrasin nipin e zyrtarit të lartë të Putinit

Ukrainasit vrasin nipin e zyrtarit të lartë të Putinit

Komandanti i një njësie parashutistësh është i afërmi i parë i zyrtarit të presifentit rus Vladimir Putin që humbi jetën në frontin e luftës, transmeton GazetaEnigma.

Forcat ukrainase kanë vrarë kapitenin 30-vjeçar Adam Khamkhoyev.

Xhaxhai i tij, zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Yunus-Bek Yevkurov, ishte i pranishëm në varrim, i veshur me rroba civile por nuk komentuar ende për vdekjen e nipit të tij.

Khamkhoyev u bë i afërmi i parë i afërt i një zyrtari të lartë rus që vdiq që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje rreth rrethanave të vdekjes së Khamkhoyev.  / GazetaEnigma

Related Articles