Kryeministri Kurti: Krimi po luftohet pa ndërprerje

Kryeministri Kurti: Krimi po luftohet pa ndërprerje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi ka reaguar pas operacionit të policisë së Kosovës, në kufi me Serbinë, ku u gjet një laborator i kultivimit të marihuanës me 10 mijë fije të bimës, shkruan GazetaEnigma.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti u shpreh se edhe pse gjatë aksionit të policisë pati të shtënda drejt tyre, ata janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre.

“Krimi do të luftohet pa ndërprerje. Në Izvor, qytet në veri të Kosovës, policia jonë gjeti laborator të rritjes së marihuanës me mbi 10,000 bimë ilegale. Pati të shtëna në drejtim të policisë dhe doganës, por ata janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre. Faleminderit për shërbimin tuaj”, ka shkruar Kurti. / GazetaEnigma

Postimi i plotë:

Related Articles