Publikohen pamje nga sulmi brutal i pronarit të barnatores ‘Rexal’ në Prishtinë

Pas disa raportimeve për sulmin brutal që pësoi pronari i barnatores ‘Rexal’ në Prishtinë, nga dy të rinj që ia zunë pritën në rrugën ‘Mark Dizdari’, ku e sulmuan me mjete të forta, janë siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sinjali ka siguruar pamje ku shihet momenti se si dy të rinjtë iu vunë nga pas viktimës, të cilin e rrëzojnë përtokë dhe e sulmojnë brutalisht.

Pronari i barnatores ka pësuar lëndime të rënda trupore nga ky sulm fizik, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Akoma nuk është raportuar për identifikimin e sulmuesve dhe arrestimin e tyre nga Policia. Sulmet si këto rrisin pasigurinë qytetare dhe nëse nuk ndëshkohen nxisin edhe më shumë akte të tilla kriminale.

Video:

Related Articles