Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së fundmi ka zhvilluar një takim me komisioneren evropiane për Punë të Brendshme Ylva Johansson, shkruan GazetaEnigma.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla, bëri të ditur se për çfarë diskutuan.
Ai ritheksoi nevojën imediate të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë në shtetet evropiane. / GazetaEnigma
Postimi:
“Johannson përgëzoi angazhimin tonë në luftimin e krimit, korrupsionit dhe veprimtarive ilegale që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë dhe rikonfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për vendin tonë. U dakorduam për bashkëpunim të mëtutjeshëm në ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe në rajon”, shkruan Sveçla në Facebook.