Erdogan për kryeministrin grek: Ai nuk ekziston për mua

Erdogan për kryeministrin grek: Ai nuk ekziston për mua

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan, së fundmi u deklarua rreth kryeministrit grek duke thënë se nuk ekziston më për të, përcjellë GazetaEnigma.

Erdogan pretendon se gjatë vizitës së kryeministrit grek në Shtetet e Bashkuara u përpoq të bllokonte shitjen e avionëve ushtarakë F-16 në Turqi.

“Ne kemi rënë dakord që të mos përfshijmë vende të treta në mosmarrëveshjen tonë. Megjithatë, ai vizitoi Shtetet e Bashkuara javën e kaluar dhe i paralajmëroi në Kongres që të mos na japin F-16. Ai nuk ekziston më për mua. Unë kurrë nuk do të pranoj ta takoj më. Ne do të vazhdojmë me politikanë të nderuar”, u deklarua presidenti turk. / GazetaEnigma

Related Articles