Festimet para finales së madhe që do të luhet mbrëmjen e nesërme në Tiranë duket se kanë marrë një tjetër rrjedhë.
Sipas PanoramaSport, në rrugën “Mustafa Matohiti” e cila njihet ndryshe si “Rrugica e Salës”, rreth 200 tifozë holandezë të pajisur me gurë dhe shkopinj janë përplasur me policinë.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar një polic.
Sherri ka nisur për shkak se Policia ka ndaluar marshimin e tyre drejt stadiumit ku aktualisht ndodhen tifozët e Romës.