Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se qeveria ka bërë presion mbi deputeten Duda Balje që të mos votojë për projektligjin për tërheqjen e parave nga Trusti.
Deputetja e Kuvendit, Duda Balje, ka abstenuar votën e saj në Komisioni për Buxhet dhe Transfere për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Haxhiu thotë se ajo ishte pjesë e presion ndërsa edhe ka bërë akuza ndaj deputetit Armend Muja duke thënë se brenda një fjalie ka bërë 3 gabime.
“Fatkeqësia e qytetarëve dhe e këtij vendi është se zotëri Muja është aksidentalisht në postin e kryetarit të komisionit, bazuar në mashtrimin e 14 shkurtit. Brenda një fjalie ka 3 gabime. Një analizë të lehtë të ja bëjmë. Thotë se deputetët do të vjedhin Trustin”.
“Ato apra nuk do t’i marrin ato para, por qytetarët që ta përballojnë krizën. E dyta tha se po shkatërrohet Trusti. Fondi pensional është ndër institucionet më kredibile në Kosovë dhe më fleksibile. Në pyetjen që ja bëra sot, i thashë se a keni propozuar ju reformë të sistemit pensional”, ka thënë ai.
“Arsyeshmëria e tij nuk qëndron. Ai e ka prolonguar projektligjin një muaj, deri sa e kanë arritur qëllimin që të ushtrojnë presion mbi Duda Baljen që ta ndryshojë votën. E tha vet ajo,. Ajo tha se do ta votonte projektligjin, por mbrëmë kanë qenë deri në orët e vona në mbledhje dhe më kanë thënë që të mos mbështes”.
“Në anën tjetër zotëri Muja tha se po të vinte ndonjë propozim prej opozitës sa i përket masave fiskale dhe ekonomike, ai do ta votonte menjëherë. Por ne i kemi dorëzuar me kohë ato. Nuk i kanë marrë në konsideratë. Ka qenë hapi i fundit i domosdoshëm, qeveria nuk ka marrë asnjë masë për ta lehtësuar krizën ekonomike”, shtoi ai.