Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, në seancën e sotme të Kuvendit, ka folur rreth largimit të mjekëve nga Kosova.
Zejnullahu tha se kushtet e Qeverisë Kurti kanë bërë që Kosova të mbetet pa mjek teksa thotë se Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi duhet të kthehet në Kosovë ose të shkarkohet.
“Sot më shumë se kurrë kur pacientët kanë nevojë për përmisim të shërbimeve dhe mbështetje, kjo qeveri i ka lënë në harresë. Pacientët po presin me muaj dhe vite për një operacion, teksa profesionistët janë lënë pa paga.Ministri duhet të kthehet në Kosovë ose duhet të shkarkohet”, tha Zejnullahu. / GazetaEnigma