Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, në seancën e sotme të Kuvendit, ka kritikuar Qeverinë për mos shkarkim të bordit të ZRRE;së, pas vendimit të gjykatës rreth tarifave të rrymës.
‘’Qeveria asnjë fjalë për rrymë, por po merret me çokollata në Zvicër’’, tha Bunjaku.
Ndërkohë që thotë se a do të ketë dorëheqje apo shkarkime nga bordi i ZRrE-së.
‘’ZRRE jo vetëm që bëri rritje ligjore të tarifave por ajo edhe u padit këto ditë nga KOSST. Pasi Zyra ka injoruar kërkesat për kompenzimin e humbjeve në veri. Bordi rri sikur s’ka ndodhur asgjë. Dorëheqje, shkarkime, çka po prisni?’’,tha ajo.
/ GazetaEnigma