Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti iu është drejtuar sot në Kuvend ministrit Hekuran Murati për kredi për çështje sociale, duke i thënë se është bërë shumë agresiv.
“Hera e parë që një ministër i Kosovës ia sjell Kuvendit marrjen e një kredie për mjete sociale. Kam përshtypjen që mungesave e rezultateve të kanë bërë shumë agresiv. Nuk ke qenë kështu. Ke qenë bashkëpunor i imi. Pranojë faktin, mos me këtë gjuhë të komunikimit.”, tha Hoti.
Menjëherë ia ktheu Murati, duke i thënë se e ka gabim për kredinë.
“Kur thoni që s’ka pasë asnjëherë më duhet të them që është e pavërtetë. Më 2020 është sjellur një marrëveshje e tillë nën qeverinë tuaj.Ka pasë dhe ne e kemi votu”, tha Murati.