Dy ushtarë rusë janë shpallur fajtorë për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore, në gjyqin e dytë të krimeve të luftës që kur trupat ruse pushtuan vendin, shkruan The Guardian.
Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov pranuan se ishin pjesë e një grupi ushtarësh që qëlluan disa objektiva në rajonin e Kharkiv nga rajoni Belgorod në Rusi. Forcat ruse shkatërruan një institucion arsimor në qytetin e Derhachi, thanë prokurorët.
Bobikin dhe Ivanov u kapën pasi kaluan kufirin.
“Unë jam plotësisht fajtor për krimet për të cilat jam akuzuar. Ne qëlluam Ukrainën nga Rusia,” tha Ivanov gjatë gjyqit.
Ivanov u shpreh i penduar duke kërkuar ulje të dënimit. Prokurorët kërkuan që ushtarët të dënohen me 12 vite burg për shkelje të ligjeve të luftës.
Vendimi pritet të merret më 31 maj.