Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëshit të fundit të aksidenteve, tiketave të shqiptuara, gjoba në bazë të ligjit COVID-19 dhe të personave të arrestuar.
Në njoftim thuhet se 16 aksidente trafiku me të lënduar kanë ndodhur gjatë 24 orët e fundit, ndërsa asnjë me fatalitet, kurse 22 aksidente me dëme materiale.
Sa i përket tiketave të shqiptuara në trafik, Policia ka njoftuar se ka gjobitur 926 persona, ndërsa 952 persona janë gjobitur për shkak të mos zbatimit të masave anti COVID-19.
Ndërsa, janë arrestuar 16 persona, kurse 13 janë dërguar në mbajtje.
/Gazeta Enigma/.