Gjendja shëndetësore e babait të ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, është e rëndë.
Këtë e kanë bërë të ditur Spitali i Mitrovicës, duke njoftuar se ai po trajtohet në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.
Sot është publikuar edhe një fotografi e tij nga spitali.
Një faqe me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka publikuar një fotografi në të cilën duket babai i Veselit, vëllai i tij dhe doktori Lavdim Demiraj.