OKB: Deri më tani, mbi 4.000 të vrarë në Ukrainë

OKB: Deri më tani, mbi 4.000 të vrarë në Ukrainë

Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se më shumë se 4,000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Megjithatë, numri i vërtetë i viktimave mund të jetë edhe më i lartë, shkruan Aljazeera.

Në total, 4,031 njerëz janë vrarë, duke përfshirë afro 200 fëmijë, sipas OHCHR, e cila ka dhjetëra monitorues në vend.

Shumica u vranë nga armët shpërthyese me një ndikim të gjerë, siç janë granatimet nga artileria e rëndë ose sulmet ajrore.

Related Articles