Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar rastësisht vëllanë e tij, Taulantin, në shesh teksa po shkonte në këmbë në Forumin e Bizneseve të Diasporës, të mbajtur sot në kryeqytet.
Derisa ishte duke nxituar për këtë aktivitet, shefi i qeverisë u pa vetëm duke e përshëndetur me dorë vëllanë që me gruan dhe një fëmijë po kalonte andejpari.
Kjo paraqitje e kryeministrit është e para që nga arritja e tij mbrëmë nga vizita 20 ditëshe në Amerikë e Zvicër, ku zhvilloi takime të shumta.