Rifunksionalizohen kontejnerët nëntokësorë në kryeqytet

Rifunksionalizohen kontejnerët nëntokësorë në kryeqytet

Në komunën e Prishtinës shpejt do të rifunksionalizohen kontejnerët nëntokësorë.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtarja për mjedis, Seniha Bajraktari, në emisionin “Ju flet Prishtina”.

Sipas saj fillimisht kontejnerët do të ripërdoren në qendër për t’u shtrirë më pas në gjithë Prishtinën.

Në vitin 2013 u patën investuar 200 mijë euro për vendosjen e kontejnerëve, të cilët nuk u përdorën as një vit nga qytetarët për shkak se mirëmbajtja e tyre sipas qeverisë Ahmeti , kushtoi shumë shtrenjtë.

Related Articles