Këtë vikend kosovarët kanë shfrytëzuar mundësinë për të dalë jashtë vendit, më saktësisht në Shqipëri e Mal të Zi.
Sipas të dhënave të Policisë Kosovës, rezulton se që nga e premtja e deri ditën e djeshme, jashtë Kosovës nëpër pikat kufitare kanë dal hiç më pak se 84 mijë e 558 qytetarë.
Në po këto statistika rezulton që gjatë të dielës jashtë vendit kanë dalë 7mijë e 268 vetura, ndërsa të shtunën numri i tyre kishte arritur deri në 11 mijë e 431 sosh.
E premtja njashtu ishte e ngarkuar me numrin e madh të veturave që lanë Kosovën për të vazhduar rrugëtimin në vendet e rajonit. Më saktësisht të premten në pikat kufitare të Kosovës kanë dal 8 mijë e 826 vetura.
Në anën tjetër shumë qytetarë kanë vendosur të dalin jashtë vendit në vikend, duke udhëtuar me autobus, e që sipas statistikave të Policisë së Kosovës të siguruara nga IndeksOnline, për 3 ditë jashtë Kosovës kanë dal 397 sosh.