Shumë herë viktima të dhunës në familjet kosovare edhe prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën, në fshatin Baicë të Drenasit, pak para mesnatës.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje të momentit që nëna kishte me djalin e saj 20-vjeçar, që kaloi në konflikt fizik, me ç’rast i biri pamëshirshëm e ka sulmuar në kokë me shkop të drurit.
Për shkak të lëndimeve trupore që ka pësuar, viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas për të marrë trajtim mjekësor, derisa djali i saj gjendet në arrati.
Në dëshminë e dhënë para zyrtarëve policorë, e shqetësuar nëna ka thënë se u sulmua nga djali për shkak të një debati për një ngjitës.
Policia ka nisur hetimet për kapjen e të dyshuarit, ndërsa me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “dhunë në familje”, kurse viktima ka shkuar te familja e saj në Lipjan.