Eurodeputetja Viola Von Cramon pritet ta ketë një përballje të nxehtë të dielën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Për takimin e parë me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe anëtaren e këshillit të këtij trupi për rrugën evropiane të Serbisë, nikoqiri ka paralajmëruar një reagim të ashpër.
“Viola Von Cramon do ta marr përgjigjjen e duhur nga Serbia”, tha Vuçiq, të shtunën.
Paralajmërimi vjen pas lajmeve për listën e kërkesave që eurodeputetja pritet t’ia dorëzoj atij gjatë takimit. Në mesin e kërkesave pritet të jenë edhe vendosja nga Serbia e sanksioneve ndaj Rusisë, ndalja e fluturimeve Beograd-Moskë si dhe mbyllja e Qendrës Humanitare Ruse që ndodhet në më pak se 200 kilometra nga kufiri me Kosoven në qytetin e Nishit.