Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se raketat e saj kanë shkatërruar një arsenal të madh të armëve të ushtrisë ukrainase në Kryvyi Rih, qytetin e origjinës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zëdhënësi i ministries, Igor Konashenkov pretendon se në 24 orët e fundit janë vrarë më shumë se 300 ushtarë ukrainas, raporton BBC.
Ai gjithashtu tha se një numër objektivash të tjera ushtarake ukrainase u goditën në ofensivë, duke përfshirë një sistem mbrojtës rus që rrëzoi një avion luftarak ukrainas “SU-25” në Dnipro./Gazeta Enigma/