Finalja e Championship mes Huddersfield dhe Nottingham, është mbyllur me fitoren e këtyre të fundit me reuzltatin e ngushtë 0-1. Një fitore e madhe për Nottingham, që rikthehen në Premier League pas plot 23 viteve.
Goli i vetëm i sfidës ishte një autogol nga Colwill, në minutën e 43-të. Dy penallti nuk u akorduan në favor të Huddersfield dhe në Angli, menjëherë ka pasur polemika, duke aluduar se FA dëshiron që Nottingham të jetë në Premier League, e jo Huddersfield.
How many penalties should Huddersfield have been awarded today? ???? #EFLPlayOffs pic.twitter.com/5Y8YkrEyfb— talkSPORT (@talkSPORT) May 29, 2022
Megjithatë, klubi historik anglez vetëm ka festuar dhe nuk është ndikuar aspak nga polemikat, duke u rikthyer kështu në elitën e futbollit anglez dhe duke përfituar më shumë se 100 milionë euro.