Katër vajza kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje në Mitrovicë.
Sipas policisë deri te aksidenti ka ardhë për shkak të mosmbajtjes së distancës së automjeteve të përfshira në aksident.
“Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku midis dy veturave civile me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe viktimën femër kosovare. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos mbajtjes së distancës me ç ‘rast përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar katër viktima femra kosovare. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.