Një 66-vjeçar në Cërrik ka raportuar në polici zhdukjen e nuses së djalit të tij.
I moshuari ka thënë se nusja ka ikur para 20 ditësh dhe nuk është kthyer më.
“Në Komisariatin e Policisë Cërrik ka berë kallëzim shtetasi N. U., 66 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, se është larguar nga banesa, para 20 ditësh, nusja e djalit të tij, shtetasja S. Sh., 21 vjeçe, duke braktisur fëmijën e saj të mitur”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se po punohet për gjetjen e saj.