Personi i dyshuar se ka luftuar në Siri: Një muaj paraburgim

Personi i dyshuar se ka luftuar në Siri: Një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj Y.B. për veprat penale ‘rekrutimi për terrorizëm, nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar, apo etnik, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist dhe shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës’.

“I pandehuri Y.B. dyshohet se ka marrë pjesë në luftën në Siri, duke luftuar në kuadër të organizatave terroriste ‘Abal al – Nustra’ dhe ‘Dawala Islamya’ (ISIS) me çka i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Related Articles