Familjari i të ndjerit Gazmend Hyseni i cili paralajmëroi hakmarrjen e ka fshirë videon që ka qarkulluar nëpër media të ndyshme gjatë ditës së djeshme.
Pas raportimit lidhur me këtë video që përcjellte marrjen e hakut pas vrasjes së Gazmend Hysenit i njohur si “Stella” nga vëllau i reperit “ Buta, kanë reaguar familjarët e tyre.
Ata i thanë Insajderit se personi që ka publikuar atë video është i mitur dhe nuk përmban qëndrimin e familjes së të ndjerit Gazmend Hyseni.
“Nuk ka as ni hakmarrje jam familjar i Gazmend Hysenit të ndjerit. Familjaret nuk janë në gjendje shumë të mirë edhe nuk janë në dijeni për këtë postim. Është nën moshën 18 vjeçare ai qe e ka qit” tha ky familjar për Insajderin.
Blendi Hyseni përmes një video të publikuar në Tik-Tok ka shkruar se “Gjaku s’bëhet ujë, vëlla”. Këtë mbishkrim e ka përcjellu me disa foto ku shihet me armë në dorë dhe pamje nga varrimi i “Stellës”.
“Gjaku nuk bëhet ujë”është shprehje që përdoret kur paralajmërohet marrja e hakut.
Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të premten qytetin e Ferizajt. 30-vjeçari Gazmend Hyseni, ka mbetur i vrarë ndërsa është plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi i cili është vëllai i reperit “Buta”.