100 persona raportohet të kenë vdekur pas një përleshje mes kërkesve të arit në një zonë në veri të Çadit.
Po ashtu janë edhe 40 të plagosur nga përleshja masive.
Sipas ministrit të Mbrojtjes Daoud Yaya Brahim, konflikti ka eskaluar pas konfliktit mes dy personave.
Rajoni malor i quajtur Kouri Boudoudi, që gjendet pranë kufirit me Libinë dhe tërheq gërmues të floririt nga i gjithë vendi dhe nga vendet fqinje.
Sipas raportimeve përleshja kishte ndodhur gjatë fundjavës.
Thuhet se numri i viktimave është më i lartë nga sa thonë autoritetet dhe për një pjesë të vdekjeve fajësojnë autoritetet e sigurisë.
Qeveria ka dërguar një mision në zonën rreth 1 mijë kilometra në verilindje të kryeqytetit N’Djamena.
Ministri i Mbrojtjes tha se një kontigjent i madh ushtarak është dërguar në zonë dhe ka rivendosur qetësinë.
Ai shton se beson se përplasja ndodhi me njerëzve nga Libia e Mauritania.
Por javën e kaluar Mahamat Nour Ibedou, kreu i Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Çad tha se ushtarët e dërguar për të ndërhyrë kishin qëlluar ndaj njerëzve, siç citohet nga AFP, shkruan BBC.
Sipas tij dhe një lideri opozitar numri i të vdekurve mund të arrijë deri në 200 njerëz, por autoritetet mohojnë shifrat si dhe përgjegjësinë për përkeqësimin e masakrës.
Të gjitha aktivitetet minerare në Kouri Bougoudi aktualisht janë pezulluar./Gazeta Enigma/