Një foshnjë dy muajshe vdiq tragjikisht pasi babai i saj e hodhi nga dritarja pas një sherri me nënën e saj.
Isabel de Aguilar Loesch, nga Brazili, ishte vetëm 57 ditëshe kur pësoi lëndime katastrofike në kokë pasi u hodh nga dritarja të shtunën më 28 maj.
Foshnja e vogël vdiq në spital pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ngjarja ndodhi në lagjen Tabajaras të Teofilo Otoni në Brazilin juglindor.
Fqinjët i thanë policisë se prindërit e vajzës po grindeshin kur babai 26-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, e hodhi foshnjën nga dritarja.
Mamaja e Isabelës, 36 vjeç, i tha policisë se babai kishte vizituar shtëpinë e saj për të parë vajzën pasi ata nuk jetonin së bashku.
Gjyshja e viktimës deklaroi se kur vajza e saj ishte shtatzënë, partneri e kishte goditur me grusht në bark dhe dyshja shpesh debatonin me njëri-tjetrin.
Babai fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë thirri policinë dhe tha se i vinte keq dhe donte të dorëzohej.
Ai u kap më vonë nga oficerët, por nuk pranoi të jepte versionin e tij të ngjarjeve.
Autopsia tregoi se shkaku i vdekjes së Isabel ishte një dëmtim traumatik në tru.
Babai 26-vjeçar përballet me akuzën e vrasjes së rëndë.