Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta përfundojnë procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Sipas tij, pala amerikane do ta “kryejë njohjen Kosovë – Serbi”, sepse e konsiderojnë pjesë të politikës së tyre por edhe interes global.
Por, në “Këndin e Debatit” në Tëvë 1, Haradinaj thekson se afati për këtë nuk mund të dihet për shkak se varet edhe nga qasja e Kosovës ndaj këtij procesi.
“Amerikanët kanë me e kry njohjen Kosovë – Serbi, e konsiderojnë pjesë të politikës së tyre, legacy, atë që e thashë dhe interes global, strategjik të sigurisë globale. A mund ta kryejnë më shpejtë a një kohë të caktuar varet edhe nga qasja jonë, por që kanë me kry, nuk e lënë pa e kry”, shtoi ai.