Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, është në Bullgari, ku do të zhvillojë vizita zyrtare.
Gjatë kësaj vizite Mehaj, e ka vizituar fabrikën e teknologjisë së lartë ushtarake dhe të dronëve “Samel-90”, e cila gjendet në qytetin Samokov.
Ai tha se nga afër është njoftuar me industrinë e mbrojtjes bullgare.
“Gjate kësaj vizite patëm mundësinë të njoftohemi dhe të shohim nga afër sistemet dhe produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare”- tha ai.