Klubi i futbollit Prishtina ka njoftuar se ka fituar një rast në FIFA. Në njoftimin e klubit nuk janë dhënë shumë detaje.
“FC Prishtina falënderon ‘Dynami Sports Group’ dhe avokaten Sabrina Buljubasiq, që ndihmuan në fitimin e rastit të FC Prishtina në FIFA dhe gjithashtu falënderojmë ekipin e saj për mbështetjen e tyre ligjore gjatë këtyre muajve”, shkruan në njoftimin e klubit.
KOHA ka mësuar se bëhet fjalë për Leonit Abazin, futbollistin që së fundi ishte te Prishtina. Abazi disa muaj më parë kishte paraqitur rastin në FIFA me pretendimin se Prishtina detyrohet t’i paguajë atij 40 mijë euro.
“Në kontratë kemi pasur obligimin t’i paguajmë 20 mijë euro e jo 60 mijë siç pretendoi Abazi. Ai ka kërkuar që ne si klub t’i paguajmë edhe 40 mijë euro”, ka thënë një zyrtar i klubit.
Abazit i ka skaduar kontrata, ndërsa është në kërkim të një klubi të ri. Zyrtarë të klubit javë më parë kanë raportuar se kanë rreth 1.3 milionë euro borxhe në total, përfshirë këtu edhe shtetit.