Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë disa fjalë për për Ditën e Lirisë së Shtypit. Ai në Twitter ka shkruar për këtë ditë duke thënë se gazetarët bëjnë të mundur që të mësohet e vërteta.
“Gazetarët bëjnë të mundur që ne të mësojmë të vërtetën. Puna e tyre është thelbësore për shëndetin dhe mbijetesën e demokracisë sonë, ashtu si edhe liria dhe autonomia e tyre për të ndjekur të vërtetën”, shkruan ai.
“Në Ditën e Lirisë së Shtypit ne i falënderojmë ata për rolin e tyre jetësor në mbajtjen e ne të informuar”, shtoi ai.