Dy meshkuj janë arrestuar pasi policia u ka gjetur rreth 18 kg substancë narkotike, të llojit marihuanë.
Policia njofton se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy vetura, dy telefona si dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin.
Rasti ka ndodhur në Autostradë në Prizren, teksa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE /Autostradë Prizren-Veri 01.06.2022 – 12:00. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të dy veturave të tyre janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 18 kg. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy vetura, dy telefona si dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./Gazeta Enigma/