Ky është vendimi i Gjykatës për personin që dyshohet se kreu sulm seksual

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që t’ia caktojë një muaj arrest shtëpiak të dyshuarit për veprën penale “Sulm seksual”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit B.A i dyshuar për shkak të veprës penale Sulmi seksual nga neni 229, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Nga kjo gjykatë kanë thënë se palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve në Gjykatën e Apelit përmes Themelores.

Related Articles