Fushë Kosovë: 69-vjeçari e bën për spital gruan dhe përfundon në Polici

Fushë Kosovë: 69-vjeçari e bën për spital gruan dhe përfundon në Polici

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre.

Shumë prej tyre nuk i denoncojnë burrat në momentin kur përjetojnë dhunën për shkak të frikës.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Fushë Kosovë.

Një 66-vjeçare ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, për të cilin ka deklaruar se e ka rrahur fizikisht duke e goditur me grushte.

Me t’u shoqëruar në stacion policor, asaj i është ofruar edhe ndihma e nevojshme mjekësore si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga dhuna e përjetuar.

Në Polici për intervistim është shoqëruar edhe 69-vjeçari i dyshuar, ndaj të cilit, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Related Articles