Në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ është duke u dyshuar për një mjet shpërthyes.
Njësia Anti-Bombë e Policisë e Kosovës është në vendin e ngjarjes, saktësisht në zonën VIP, ndërsa të njëjtit kanë hyrë edhe në pistën e Aeroportit për të kontrolluar pas alarmit për bombë.
KALLXO.com është duke raportuar nga vendi i ngjarjes, ndërsa është bërë e ditur se të gjithë pasagjerët janë të sigurt.
Nuk dihet ende se si është informuar për mjetin shpërthyes ndërsa Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një njoftim në lidhje me ngjarjen.