Osmani takoi Blinkenin, deputeti i LDK-së: E rrezikshme ideja e VV-së

Osmani takoi Blinkenin, deputeti i LDK-së: E rrezikshme ideja e VV-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka deklaruar se është e rrezikshme ideja që ka mbjellë LVV se për të hyrë kryeministri i Kosovës në Shtëpinë e Bardhë duhet ta shesë Kosovën.

Sipas tij, kjo krijon çarje mes Kosovës dhe Amerikës duke i dhënë hapësirë Serbisë të avancojë interesat e saj.

Ai përmendi takimin e djeshëm të kryediplomatit maqedonas, Bujar Osmani me sekretarin e shtetit të ShBA-së, Antony Blinken ku negociojnë partneritetin strategjik mes dy shteteve.

“Ndërsa tek ne, pas 3 javëve vizitë, diskutohet për lokacionin e një fotoje tek shkallët. Gjeni vet dallimet mes atyre dy fotove”, shkroi ai në Facebook.

Related Articles