Është shtyrë seanca gjyqësore për vrasjen e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Kjo ka ndodhur për shkak se anëtarja e Trupit gjykues, Valbona Musliu-Selimaj është thënë se ka angazhime.
Është paralajmëruar se seanca do të fillojë në orën 13:00 e jo në orën 09:00 siç ishte paraparë për sot.
Në seancën e fundit më 25 maj, në gjykatë ishte paraparë dëshmia e dëshmitari të mbrojtur A1, i cili për shkaqe sigurie kishte thënë se nuk deklarohet.
Në këtë gjykim, tre të akuzuarit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq ngarkohen se në bashkëpunim edhe me të pandehurit që janë në arrati Zheiko Bojiq, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiq kanë kryer vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Seanca fillestare ishte mbajtur me 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave. /BetimipërDrejtësi