600 euro gjobë ish-konsullit, pranoi se nuk e raportoi pasurinë me kohë

600 euro gjobë ish-konsullit, pranoi se nuk e raportoi pasurinë me kohë

Ish–konsulli në ambasadën e Kosovës në Gjermani, Blerim Canaj, është dënuar me 600 euro gjobë pasi ka pranuar fajin për mosraportim të pasurisë me kohë.

Canaj po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se në cilësinë e zyrtarit të lart si ish- Ministër-Këshilltar i Republikës së Kosovës në Berlin edhe pse ka plotësuar në tërësi formularin për deklarimin e pasurisë, të njëjtin nuk e ka paraqitur me kohë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I njëjti, në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 2 qershor 2022 kishte pranuar fajësinë për veprën penale e cila i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarit Canaj u bë të premten, nga gjyqtari Eroll Gashi.

Nëse i akuzuari nuk mund të paguajë dënimin me gjobë është lënë mundësia që të zëvendësohet me punë në dobi të përgjithshme ashtu që 8 orë te punës ne dobi te përgjithshme barazohen me 20 euro të gjobës.

Ndërsa, nëse i akuzuari Canaj nuk pranon që të bëjë punë në dobi të përgjithshme, të njëjtit dënimi më gjobë do t’i zëvendësohet me dënim më burg duke llogaritur 20 euro një ditë të kaluar në burg.

Gjithashtu i njëjti është obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale dhe në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 30 euro.

Pala e pakënaqur, ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes ë kopjes së këtij aktgjykimi.

Ndërkaq, sipas aktakuzës së ngritur më 7 dhjetor 2021, i akuzuari Blerim Canaj më 19 qershor 2020 në cilësinë e zyrtarit të lartë publik nuk e ka bërë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë si ish- Ministër-Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin.

Në aktin akuzues thuhet se i akuzuari Canaj edhe pse e ka plotësuar në tërësi formularin për deklarimin e pasurisë, të njëjtin nuk e ka dorëzuar brenda afatit për paraqitjen e deklaratës edhe përkundër faktit se është njoftuar në kohë nga organet kompetente dhe se sipas ligjit ka qenë i obliguar që një gjë të tillë ta bëjë për vitin 2019, që nga 1 marsi deri më 19 qershor të vitit 2020 në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë.

Me këtë, Canaj po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mosraportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 430 par.1 të KPRK-së

Related Articles