Kuvendi të hënën vazhdon seancën, do të shqyrtohen ligjet për pagën minimale

Kuvendi të hënën vazhdon seancën, do të shqyrtohen ligjet për pagën minimale

Kuvendi i Kosovës të hënën do të vazhdojë seancën plenare.

Në këtë seancë do të trajtohen disa pika të pa përfunduara të mbetura nga seanca e kaluar.

Një ndër pikat e mbetura është edhe votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:

5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:

4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike.
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës.
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve.
9. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.
10. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Related Articles