Haxhiu: Fëmijët rom në Prishtinë, të etur për dije lexojnë librat e hudhur në kontinierë, ky diskriminim nuk guxon të ndodhë

Haxhiu: Fëmijët rom në Prishtinë, të etur për dije lexojnë librat e hudhur në kontinierë, ky diskriminim nuk guxon të ndodhë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka publikuar disa fotografi ku shihet një fëmijë i komunitetit rom në Prishtinë duke lexuar, libra këto të hedhura në kontinerë.

Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, një diskriminim i tillë nuk guxon të ndodhë në Kosovë.

Ai shkruan se e drejta për arsim është e garantuar dhe e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

1 Qershori Dita e fëmijëve, u festua plot gëzim e hare, por jo për të gjithë fëmijët në Kosovë.
Vetëm dy ditë më vonë, sot me 3 qershor hasim në një realitet ndryshe e të hidhur për këta dy fëmijë të komunitetit rom pranë shkollës Xhemajl Mustafa, të cilët etur për dije lexojnë librat e hudhur në kontinierë.
Ky diskriminim nuk guxon të ndodhë në shtetin tonë.
E drejta për arsimim është e garantuar me :
KONVENTA MBI TË DREJTAT E FËMIJËS,
miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Related Articles